Kosovë, kurrë s’u mësova t’jetoj pa ty, n’asnjë dhe…

Kur loti për ty Kosovë ka dy shije
Gojën mjaltë kishim dje, lotin sherbet
Nuk jemi të mësuar të gëzohemi shpesh
Sot zemrën e kemi vnerë e lotin si krypa në det.
Dje ishte ditë krenarie, ditë e uruar
Sot ditë zije Kosovë, ditë e mallkuar!
Nuk më fiket shpirti pse s’jetoj ku ti je
Më dhemb zemra pse kurrë s’u mësova
t’jetoj pa ty n’asnjë dhe.
Që të vij në prehrin tënd, veç për një përqafim
Për një buzëqeshje e një copë dashni të gjyshit tim
Për një këngë djaloshare…
Një copë bukë plot aromë nga duartë e gjyshes fisnike
Kosova ime
Unë rrugëve mbetem pa jetë
E nuk të ndahem përjetë.
Merre sot trupin tim n’gjiun tënd
Do ta ndjejë ngrohtësinë e dheut që m’kallte mallë
Sa isha gjallë.
Kosovë, ditë krenarie ishte dje
Unë s’erdha kësaj here siq ti deshte
T’lutem kujtoje veç dashninë që për ty pata
E lotin e krypur mos e mbajë!
MLH
25/08/21, Gjenevë