Kosovë, të pafsha më mirë se kështu si je sot

Qëndresa Shala

Sot në Kosovë, rrogat janë më të vogla se mëditja e politikanit.

Sot në Kosovë, gjërat ushqimore janë më shtrejntë se mbushja e telefonit.

Sot në Kosovë, gratë rrihen, përdhunohen, e përdhunuesi nuk dënohet.

Sot në Kosovë më shumë ka ndikim i padituri se i dituri, më shumë velërsohet i pa moralshmi, se i moralshmi.

E, sot, në Kosovë më shumë vritemi e shahemi, se përqafohemi.

E, sot, më shumë çmohet veshja e dikujt se sa mendja e dikujt tjetër.

Dikush ha më mirë, e dikush nuk ha hiç, dukush mledhë mbeturina për mbijetesë.

E sot, më shumë të sjell vdekjen stresi se sëmundja.

Kosovë, djemtë e vajzat shkuan nga këtu rrugëve të Evropës, për t’u tretur e për t’u shuar, e për të mos u kthyer më.

Kosovë, je bërë të ikim nga ti sikur nga kafsha e gjunglës.

Kosovë, duhet të të lëmë veç me politikanët e veshur me kostume të shtrenjta e me vetura luksoze, të blera me pështymë e gjakun e këtij populli të mjerë.

Kosovë, të pafsha më mirë se kështu si je