Kossnett i prerë me Hoxhajn e Haradinajn,ja çfarë i thotë
Ambasadori amerikan, Philipp Kossnett ka shkruar rreth takimeve të tij me Ramush Haradinajn dhe Enver Hoxhajn.
Kossnett thotë se të dyve u kërkoi të bëjnë opozitë konstruktive dhe të punojnë me qeverinë për nevojat e qytetarëve, përcjellë Gazeta Blic.
“Kam takuar ndaras liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e PDK-së, Enver Hoxhajn. I inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë në qëllimet e përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve mbi ato partiake”, ka shkruar Kosnett.

