KQZ certifikon rezultatet, këta janë 35 këshilltarët e rinj komunalë në Gjilan për mandatin 2025-2029
KQZ ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvende Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025.
Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.
Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga dita e premte (21 nëntor 2025, ora 16:00) subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në Kuvendin e Komunës së Gjilanit, i cili përbëhet nga 35 mandate, LVV ka siguruar 13 ulëse, LDK – 10, PDK – 5, AAK – 2, derisa 5 subjekte të tjera marrin nga një vend: GUXO, KDTP, VATRA, BNA, LS.
Përbërja përfundimtare e Kuvendit mund të ndryshojë, pasi pjesa më e madhe e 13-shes së LVV kanë mbajtur poste ekzekutive në mandatin e kaluar dhe disa prej tyre pritet të ri-emërohen sërish në pozitat e njëjta.




