KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje merr 50.28% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Numri i votuesve 814129 votues, numri i votuesve me kusht është 89257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 për qind apo 438 mijë e 335 vota, PDK ka 148285 vota apo 17 për qind, LDK ka 110985 vota apo 12,73  për qind.

Daka dha statistika edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në votim. Ajo konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.

“Numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1.851.927, prej tyre 814.122 kanë votuar në secilin vendvotim. 89.257 kanë votuar jashtë vendvotimeve, pra pjesëmarrja në votime ka qenë 48.78%. Numri i votuesve që kanë votuar ka qenë 877.503. Numri i votave të pavlefshme është 21.532, ndërsa të zbrazëta kanë qenë 5.511”, ka thënë Daka.