KQZ përditëson të dhënat: Deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 490 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në ora 15:14 kanë votuar 483 mijë e 300 qytetarë, që përbën 23.87 për qind të votuesve me të drejtë vote.

Nga gjithsej 2,571 vendvotime, deri tani janë procesuar 89.34 për qind e tyre.