Krahina e Preshevës, nga referendumi (1992) deri te regjistrimi masiv (2022)

Shkruan: Refik HASANI

Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimin  e  rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, që janë publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 58.845, Bujanoci: 54.305 dhe Medvegja: 8300, ka tejkaluar parashikimet.
Ky regjistrim është me domethënje të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e Referendumit i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende.
Pjesëmarrje masive në proces do të pasqyrojë realitetin në këtë Krahinë shqiptare dhe do të krijojë premisa që ky rajon nuk mund të vazhdojë të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani, as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.
Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke, diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën.
Është domosdoshmëri që këtë proces zgjedhor në fazat e tjerë deri në publikimin final të përcjellë dhe monitorojnë, si OSBE-ja dhe mekanizma të BE-së.
Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivzimit të adresave, por është plebishit i treguar sikur referendumi i 1 e 2 marsit 1992 dhe lufta e armatosur e UÇPMB-së.
Ky regjistrim do të reflektojë dhe në ndërrimin e qasjes së Prishtinës e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë.
Shqiptarët nga ky regjistrim edhe zyrtarisht do të duhej të kenë 7 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë dhe të jenë të përfaqësuar në instancat qendrore të Serbisë, në përpjestim me numrin e banorëve, si në zingjirin komandues në Polici, në Gjykatë dhe Prokurori.
Po ashtu shqiptarët tani më gjysmë të asimiluar në Rajonin e Sangjakut që përfshin Novi Pazarin, Sjenicën e Tutinin, duhet t’u lejohet me ligj përdorimi i Gjuhës shqipe, si në administratë dhe mësimi në Gjuhën amtare.
Kurse për shqiptarët në Serbi, do të duhej të  hapet një Universitet shtetëror në Gjuhën Shqipe, dhe Instituti për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike.