Kraja kërkon falje, Kuvendi i Akademisë nuk e shkarkon
Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kërkuar falje për gabimin që e ka bërë me publikimin e analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
Për këtë arsyeje, Kuvendi i Jashtëzakonshem i Akademisë, i cili është mbajtur sot, nuk e ka shkarkuar.
Akademiku Frashër Demaj, i cili ka qenë pjesë e kuvendit, ka thënë për gazetën Nacionale se kuvendi ka pranuar kërkim faljen e kryeakademikut.
Kraja kërkoi falje për gabimet që ka bërë me rastin e publikimit të tekstit për dy arsye:
E para, se ka qenë tekst jashtë logjikes shkencore, dhe
E dyta, për shkak se tekstin e ka botuar në emër të Akademisë pa miratimin e Akademisë, ka thënë Demaj.
Ai ka bërë me dije se shkarkimi nuk ka ndodhur edhe për faktin se ligji dhe statuti i këtij institucioni nuk e parashohin shkarkimin e kryetarit të Akademisë.

