Krasniqi, gazetarëve: Kurti ua jep përgjigjet, nëse mundeni me nxan dikun se s’keni pas shumë suskes deri tash

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti mund të përgjigjet për pjesën tjetër të takimit, duke ironizuar, “nëse ndalet para gazetarëve”.

Ai pas përfundimit të takimit ka thënë se nuk ka dhënë propozime për emrin e kryeparlamentarit, pasi kjo i takon VV-së.

“z.Kurti ua jep përgjigjet vet, nëse mundeni me e nxanë dikun me ua dhënë përgjigjen, se deri tash nuk keni enë shumë të suksesshëm sa e kom pa, përkundër që jemi këtu çdo ditë. Unë nuk jap propozime, atij i takon.

Propozime nuk jap, sepse s’du me i dëmtu ata që munden me qenë kryetar, nëse them ky ose ai, mendoj që këta e shkonsiderojnë” – tha ai, transmeton Nacionale.