Krasniqi për koalicionin me LDK: Ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel vendi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, s’la edhe shumë hapësirë për hamendje se një partneritet ekziston edhe në nivel kombëtar tashmë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e as nuk ngurroi ta proklamojë atë siç pretendohet nga rivalët politik gjatë fushatës.
Krasniqi ishte në tubimin e përbashkët e PDK – LDK që garojnë si partnerë në Prizren me kandidatin e përbashkët tashmë, Shaqir Totajn. Prezent ishte edhe kryetari i degës së LDK’së, Driton Selmanaj, të cilin kreu i PDK zgjodhi ta përshëndesë për suksesin e marrëveshjes.
“Ne vazhdojmë të punojmë që kjo ndjenjë për Prizrenin të rritet, e ky qytet të zhvillohet e kjo ndjenjë të shkojë përtej anë e mbanë Kosovës. Andaj, qysh në fillim, desha ta përgëzoj Shaqën dhe Dritonin por edhe partnerët e tjerë të koalicionit, për këtë bashkëpunim e besatim për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve. E unë po ju them sonte ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel të vendit”, tha Krasniqi në tubim
Këto zhvillime qartë kanë shqetësuar VV’në lideri i të cilës direkt e adresoi këtë çështje mu në Prizren të premten me retorikën e tij të zakonshme nxitëse elektorale.

