Krasniqi: Vendimi i Qeverisë Kurti për shtesat, rast tipik i abuzimit për përfitime të partisë në pushtet
Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj dhe për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët për një muaj.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këto veprime po bëhen në kohë fushate nga Qeveria Kurti, për përfitime të partisë në pushtet.
Sipas tij, ky është rast tipik i abuzimit me resurset shtetërore.
Ai ka thënë se ky veprim dëmton procesin zgjedhor, duke krijuar pabarazi zgjedhore me partitë tjera opozitare.
“Vendimi i Qeverisë – në kohë të fushatës zgjedhore – për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj; dhe për ndarjen nga 100 euro shtesë për pensionistët për një muaj; është rast tipik i abuzimit me resurset shtetërore për përfitime të partisë në pushtet. Kësisoj, dëmtohet procesi zgjedhor përmes krijimit të pabarazisë zgjedhore me partitë tjera në opozitë.
Aq më keq, kur për forma të tilla të abuzimit keni kritikuar qeveritë e kaluara – keni kërkuar mbështetje për të vepruar ndryshe – dhe tani kur e keni rastin, e bëni pikërisht të njëjtën.
Ka mbetur vetëm edhe të premtohet që Zhegra dhe Zhuri do të bëhen komuna”, ka shkruar Krasniqi.
https://mediafokus.infonga-100-euro-shtese-per-penisonistet-per-muajin-nentor/

