“Krejt le t’na nalin, me rrymë, me pension”

Paralajmërimet për reduktime të energjisë elektrike kanë nervozuar qytetarët. Para kamerës së T7, ata fajin ia kanë hedhë politikës dhe punës që është bërë ndër vite.

Madje, një prej qytetarëve u shpreh skeptik se këtu do të bëhet mirë.

“Na flejt, populli duhet me u ngrit në këmbë…”, tha mes tjerash ai.

Disa nga mendimet e qytetarëve i gjeni në videon më poshtë.