Krelani thotë se Drita dhe Gjilani nuk kanë fare trajnerë
Gazetarja sportive, Qëndresa Krelani, mendon që Drita dhe Gjilani nuk kanë fare trajnerë.
Sipas saj, Ardian Nuhiu dhe Gentjan Mezani janë të lindur për të qenë ndihmës-trajnerë, përcjellë Gazeta Olle.
“Unë mendoj që Drita dhe Gjilani nuk kanë fare trajnerë”, deklaroi ajo në “Dueli Sportiv”.
“Disa trajnerë janë të lindur për të qenë ndihmës-trajnerë dhe të tillë janë Nuhiu dhe Mezani”.
“Këto skuadra kanë kualitet të madh brenda dhe kryesi që kanë shpenzuar shumë, por me rezultatet nuk kanë bindur”, shtoi ajo.
I menjëhershëm ishte reagimi i Bylbyl Sokolit, i cili përmendi faktin që të dy trajnerët janë në krye të renditjes.
“Unë mendoj që konkludimi juaj nuk është aspak i saktë sepse të dy trajnerët janë në pjesën e epërmë të tabelës”, deklaroi Sokoli.
“Ata janë trajnerë të dëshmuar. Drita është një pikë larg vendit të parë, ndërsa Gjilani në vendin e tretë”, u shpreh Sokoli.
Trajneri i mirënjohur tha që duhet të tregohet më shumë respekt për dy trajnerët në fjalë. /Gazeta Olle/


 
 
						 
						