Krijohen radhë të gjata për paraqitjen e provimit për patent-shofer

Kjo kolonë e gjatë njerëzish në Gjilan, që po shihet edhe në rrugë, nuk janë duke pritur para zyrës së pensioneve, për të dëshmuar se janë gjallë, por janë kryesisht të rinj që po presin të paraqesin provimin për patent-shofer, pjesën pratike.

Shteti, i cili ka ngelur edhe pa letërnjoftime, nuk ka qenë në gjendje për një kohë të gjatë të organizojë provime për patent-shoferë.

Flitet për mungesë të ekzaminerëve, të cilët kryesisht punojnë me kontrata, por edhe përflitet se kjo zvarritje e ka një prapavijë tjetër – përgatitjen e terrenit për dhënien e këtij shëbirmi tek operatorët privatë./Mediafokus.info