Krimi në Pejë, çifti ishin prindër të tre fëmijë
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha për Gazetën Express se lidhur me rastin është arrestuar një person e që dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.
Tutje, Kurmehaj konfirmoi se rasti ka ndodhur në një banesë, teksa shtoi se çifti kishin tre fëmijë.
“Dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur në një banesë në Pejë dhe se dorasi është bashkëshorti. Ai është arrestuar dhe është intervistuar në stacionin policor. Jemi duke I konfirmuar të gjitha hetimet dhe më vonë do të dalim me informacione zyrtare. Ajo çfarë dimë deri më tani është se çifti I kanë tre fëmijë, ndërsa se a kanë qenë vetëm në banesë apo si do të konfirmojmë më vonë pasi të jenë kryer të gjitha hetimet”, tha ai për Express.
Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë. E tërë ngjarja sipas policisë dhe prokurorisë ndodhi midis qytetit të Pejës. Lajqi u arrestua e sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi Policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit.
E ky po del që nuk ishte rasti I parë që Lajqi dhe gruaja që u vra sot, Gjyljeta Ukelli patën probleme.
Lajqi në vitin 2021 sipas raportimeve, ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje.
Rasti i rëndë i vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Express, se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion plicor.

