Krimi në Pozharan: Kryefamiljari vrau bashkëshorten dhe dy djemtë

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur para pak minutash në Pozharan të Vitisë, njofton nga vendi i ngjarjes Mediafokus.info

Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten dhe dy djemtë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Krimi i rëndë ka ndodhur brenda familjes Zuka.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia, por nuk janë dhënë më shumë detaje. /Mediafokus.info