Më e dëmshme është kripa apo duhani
Dr Anila Kalleshi, dietologe klinike
Efektet e konsumimit të kripës në sasi të mëdha, janë më të dëmshme se ato të pirjes së duhanit apo hiperkolesterolit.
Efekt tjetër negativ, kripa ka në sistemin kardiovaskular.
Sasia e madhe e ujit në organizëm, çon në rritjen e presionit të gjakut dhe kjo shoqërohet me mbingarkim të zemrës.
Ushqimi i kripur rrit tensionin në gjak, që mund të çojë në infarkt, apo probleme të tjera të rënda shëndetësore si dhe ka një ndikim indirekt edhe tek shikimi, pasi e dëmton syrin me një sasi shumë më të madhe të ujit që mban.
Sasia e rritur e kripës së konsumuar bllokon gjëndrat që prodhojnë adrenalinë, e cila ju ofron energji shtesë dhe është e rrezikshme.
Do të jeni nervoz, të lodhur dhe përsëri shumë shpejt të uritur.
Kripa ndikon në sëmundjet neuro-degjenerative (sëmundjet që prekin trurin) dhe disa lloje kanceresh.
Dietat e pasura me kripë, mund të rrisin rrezikun e astmës ose acarimet në të rriturit më astmë.

