Krivokapiq nuk pranon t’ia dorëzojë detyrën Abazoviqit

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka refuzuar që t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri Dritan Abazoviq sipas protokollit.

Krivokapiq ka thënë se s’ka dëshiruar t’ia dorëzojë detyrën dikujt që sipas tij s’është legjitim në postin e kryeministrit.

Në vend të pranim-dorëzimit të detyrës Krivokapiq i ka lënë një mesazh në zyrë Abazoviqit.

“Pasi që kemi pasur një shkelje kushtetuese dhe të procedurave. S’dua t’i jap legjitimitet shkeljes demokratike dhe ligjore. E lashë një mesazh të qartë në kabinet sa i përket tranzicionit”, ka thënë Krivokapiq.