Kroacia me 1 janar bëhet pjesë e zonës Shengen dhe Eurozonës

Më 1 janar 2023, Kroacia do të adoptojë euron si monedhë të saj shtetёrore dhe do t`i bashkangjitet zonёs sё lёvizjes sё lirё – Shengen.

Nga kjo e diel, kufijtë e jashtëm të zonёs Shengen zhvendosen tutje tek kufinjtё e Kroacisё me Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Ajo nё praktikё do tё ndikojë tek miliona njerёz tё cilёt gjatё pushimeve, udhëtojnë përmes Kroacisë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata nuk do tё ndalen më tek kontrollet kufitare nё Slloveni apo Hungari, meqё hyrja nё Kroaci nёnkupton hyrjen nё zonёn Shengen.

Nё kёtё mёnyrё, qё nga hyrja nё territorin kroat e deri nё Norvegji, nuk ka mё kufinj.

Ndryshe, kufiri i Kroacisё mё Serbinё, Bosnjёn dhe Malin e Zi, ёshtё kufiri më i gjatё tokësor i jashtёm i Bashkimit Evropian.

Nё tё njejtёn ditё, pёrkatёsisht mё 1 janar tё vitit 2023, Kroacia adopton euron si valutё shtetёrore.

Nё periudhёn tranzitore dy javore, mund tё pёrdorën euro por edhe valuta e deritashme, kuna kroate, ashtu qё për pagesën në kuna, kusuri kthehet nё euro. Me kёtё mundёsohet tërheqja progresive e kunës nga qarkullimi.

Tё gjitha kёto Kroacia ia airriti nё pёriudhё në mё pak se dhjetë vjet, marrё parasysh se ёshtё shteti mё i ri anёtar i BE-sё, ku u anёtarёsua mё 1 korrik tё vitit 2013.

Presidentja e Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen mё 1 janar do qёndrojë nё Kroaci pёr tё shёnuar tё arriturat e shtetit dhe suksesin dyfishtё nё integrimin e plotё nё eurozonё si dhe Shengen.