Kronika e policisë për periudhën njëjavore
Kontrabandë me mallra: Më 21 shkurt 2020, rreth orës 08:55 nga njësitet e patrulluese policore në Viti është ndalur automjeti Kombi, me targa KS të cilin e drejtonte i dyshuari M.K.SH. nga Ferizaj. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 54 paketa me material për telefona mobil, pa dokumente përkatëse. Mjeti i transportit dhe malli i gjetur është konfiskuar dhe i është dorëzuar patrullës kufitare e cila do te mirret me rastin.
Armëmbajtje pa leje: Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, më 24.02.2020, rreth orës 18:00, përmes rrugëve operative kanë marrë informata se i dyshuari M.K.SH në shtëpinë e tij, dyshohet se posedon një pushkë automatike AK-47. Është kryer kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse ku kanë asistuar njësitet policore mbështetëse.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë automatike AK-47, prodhim kinez, si dhe dyzet (40) copa fishekë cal.7.62 dhe një karikator i zbrazur. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër te prokurorit, rasti procedohet në PTH.
Posedim i substancave narkotike: Më 24 shkurt 2020, rreth orës 18:00, Policia e Kosovës, njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan, pas grumbullimit të informatave se i dyshuari M.K.SH është në posedim të substancave narkotike, kanë arritur ta identifikojë dhe ta ndalin në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë.
Gjatë kontrollimit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar: katër (4) qese me substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit kokainë, me peshë 1.4 gram, dhe dy (2) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuana, me peshë 21.2 gramë si dhe 460 euro.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit në Gjilan dhe i njëjti ka udhëzuar që i dyshuari pas intervistimit të ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.
Përndryshe, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: incidente – 33, persona të arrestuar dhe të ndalur – 19, aksidente trafiku me lëndime – 11, aksidente trafiku me dëme materiale, pa lëndime – 6, tiketa – 909, aksident me fatalitet – nuk ka pasur.

