Kronikë javore e policisë

Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore 4.03.2020 deri më 10.03.2020, në regjionin e Gjilanit janë regjistruar 30 incidente, 23 persona janë arrestuar dhe ndalur, 6 aksidente trafiku me lëndime, 8 aksidente trafiku me dëme materiale dhe janë shqiptuar 951 tiketa, ka njoftuar zëdhënësi rajonal i PK-sës, togeri Ismet Hashani.

Dhunë Familjare: Viktima shqiptar shtetas i Kosovës , raporton se, pas një mosmarrëveshje verbale që ka pasur me të dyshuarin djalin e tij ai e kishte goditur me kokë ankuesin me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore, gjithashtu gjyshi i tij duke tentuar për të ndalur të dyshuarin i njëjtin e ka sulmuar edhe atë. I dyshimti është arrestuar nga policia e Kosovës dhe pas procedurave të parapara ligjore prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit, të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti në P.Th.

Vjedhje, asgjësim apo i dëmtim i pronës shoqërore: Me 08 mars 2020, rreth orës 11:40, në Viti, Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës punëtor i zjarrfikësve ka njoftuar Policinë e Kosovës se te objekti i ri i zjarrfikësve i cili është në ndërtim e sipër ka vërejtur se objekti ishte dëmtuar në brendi nga persona të pa njohur duke i dëmtuar dy dritare dhe vende-vende ishin dëmtuar edhe muret e objektit duke i vjedhur edhe kabllot e rrymës, të cilat ishin të vendosura në mure. Demi i shkaktuar sipas ankuesit është në vlerë të konsiderueshme . Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i udhëheqë hetimet, lidhur me rastin.

Armë mbajtje pa leje: Me 11 mars 2020 rreth 00:10 në mesnatë , në Magjistralen Gjilan –Ferizaj më saktë në fshatin Kllokot është ndal vetura “Wolsvagen Golf 5” me tabela regjistrimi KS drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës dhe gjatë një kontrolle rutinë në një kuti janë gjetur 50 copë fishekë të kalib. 9 mm, është vazhduar me kontroll dhe nën ulësen e prapme të veturës është gjete e fshehur një revole e llojit “Zavod”, prodhim jugosllav me një karikator dhe shtatë (7) copë fishek. Arma dhe municioni janë konfiskuar. I dyshuari fillimisht është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë.