KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të paparë deri më sot kundër kyçjeve ilegale
Furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara.
Për këtë, KRU Prishtina sot ka paralajmëruar një aksion të paparë deri më tani kundë kyçjes ilegale.
‘Sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar e aq më keq kur kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë.
Nga sot zero tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.
Sot realizohen dy shkyçje të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në akcion të paparë deri më sot”, thuhet në njoftim.


 
 
						 
						