Kryebashkiaku pëson arrest kardiak derisa po shihte ndeshjen
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e parakohshme e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Memolla ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë pas një arresti kardiak.
Ai ka qenë në qytetin e Peshkopisë për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia.
Pasi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Memolla së bashku me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Dionis Ymeraj janë larguar për të pirë një kafe aty pranë, por Memolla ka ndjerë një dhimbje në kraharor.
Menjëherë është dërguar në spitalin e Peshkopisë, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçe.

