Kryeministri Kurti e nis ditën në Trepçë
Kryeministri Albin Kurti do ta nis sot orarin e punës me një vizitë në Trepça në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Kurti do të shkojë në Mitrovicë në orën 08:00 dhe do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Vizita e Kurtit atje vjen pas incidentit që ka ndodhur para dy ditësh në objektin e ndërmarrjes Trepça.
Ish-kryeshefi i Trepçës, Rafet Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës, Besim Haxhiun.
Pas vizitës, Kurti do të ketë një prononcim për media.

