Kryeministri nuk shkon sot te presidenti, e propozon ditën e premte për takim

Kryeministrit Albin Kurti nuk i ka pëlqyer asnjëri nga tre terminet e sotme për takim me presidentin Hashim Thaçi.

Kurti ka propozuar një takim me presidemtin Thaçi për ditëne premte.

Ai refuzoi po ashtu ftesën e Thaçit për ta takuar atë të hënën në cilësinë e liderit partiak.

Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar për Gazetën Express se Kurti mund të takohet me Thaçin të premten.

“Nga Zyra e Kryeministrit pamë që kanë theksuar kohen se kur mund te takohet Kryeministri me Presidentin. Ne përgjigje ishte theksuar dita e premte”.

Thaçi donte ta takonte edhe të hënën Kurtin, në cilësinë e kryetarit të LVV’së, pasi takoi edhe krerët e partive të tjera, për t’i informuar se çka ka folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Mirëpo Kurti tha se nuk ka interes ta takojë presidentin si kryetar i partisë, ndërsa si Kryeministër do ta takonte ditëve në vijim. /Express/