Kryeministri raporton sot në Kuvend për takimin në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti pritet të raportojë sot në seancën e Kuvendit lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Raportimi i kreut të ekzekutivit pritet të nisë në orën 13:00, derisa ai do të paraqitet para deputetëve me kërkesë të partive opozitare, për të dhënë më shumë detaje lidhur me dakordimin në Bruksel rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Përfshirja e raportimit të kryeministrit në rend dite në seancën e sotme u bë me kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mocion i cili u mbështet edhe nga dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK.