Kryeministri slloven e uron dhëndrin për fitore ende pa u numëruar votat në Amerikë

Kandidati republikan për presdient, Donald Trump tashmë e ka marrë urimin e parë për fitore në zgjedhje, ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende. Ka qenë kryeministri slloven, Janez Jansa ai që e ka uruar dhëndrin, pasi konsideron se e ka fituar edhe një mandat si president i SHBA-së.

“Është mjaft e qartë që populli amerikan ka zgjedhur Donald Trump dhe (zëvendëspresidentin) Mike Pence për katër vjet të tjera. Vonesa dhe mohimi i mëtejshëm nga MSN do të shërbente vetëm për të theksuar triumfin e fundit të presidentit. Urime Partisë Republikane për rezultatin e fortë në të gjithë SHBA-në”, ka shkruar Jansa.

Asnjëri kanndidat nuk ka arritur ende të  sigurojë 270 votat e kolegjit elektoral, të nevojshme për të fituar.