Kryeministrja daneze beson se presidenti amerikan ende dëshiron ta marrë Grenlandën

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka thënë se beson që Donald Trump ende dëshiron ta marrë Greenlandën, pavarësisht se së fundmi i ka zbutur kërcënimet për ta marrë me forcë.

E pyetur në kuadër të Konferenca e Sigurisë në Mynih nëse presidenti amerikan ende dëshiron ta zotërojë ishullin arktik, Frederiksen tha: “Fatkeqësisht, mendoj se dëshira është e njëjtë.”

Planet e Trumpit për Groenlandën kanë bërë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të rriten ndjeshëm. Muajin e kaluar, ai u tërhoq nga kërcënimet për ta marrë ishullin, një territor autonom i aleatit Danimarkë, pasi arriti atë që e quajti një marrëveshje “kornizë” me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, raporton theguradian, transmeton Sinjali.

Megjithatë, marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara.

Frederiksen dhe homologu i saj nga Groenlanda, Jens-Frederik Nielsen, thanë se presioni mbi banorët e ishullit ishte “i papranueshëm”. Por Nielsen theksoi se janë ndërmarrë “disa hapa” “në drejtimin e duhur”.

Këto deklarata erdhën pasi Frederiksen dhe Nielsen zhvilluan një takim 15-minutësh me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, të premten, në margjinat e konferencës së sigurisë.

Të shtunën, Rubio e përshkroi Amerikën si “një fëmijë të Evropës” dhe bëri një ofertë emocionale, por shumë të kushtëzuar, për një partneritet të ri, duke këmbëngulur se dy kontinentet i përkasin së bashku.

Në një fjalim shumë të pritur në konferencën vjetore të Mynihut, ai tha se SHBA-ja synon të ndërtojë një rend të ri botëror, duke shtuar: “Ndërsa jemi të përgatitur, nëse është e nevojshme, ta bëjmë këtë vetëm, preferenca dhe shpresa jonë është ta bëjmë këtë së bashku me ju, miqtë tanë këtu në Evropë.”