Kryengritësi i ditëve të para për lirinë e shqiptarëve, Sami Ahmeti, kërkon mbështetjen tuaj

Shtëpitë e familjes Ahmeti në Zhegoc të Gjilanit, kanë qenë strehë e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve.

Gjatë viteve 1990-1999, shtëpia e Sami Ahmetit ka shërbyer si spital ushtarak, ndërkohë që ky me dy vëllezërit e tij, djalin e axhës, Pajazit Ahmeti (dëshmor) dhe kushërinjtë e tij, i janë kundërvënë armikut me krejta kapacitet ushtarake.

Teksa e kujton Betejen e lavdishme të Zhegocit, Samiu ndihet krenar që Kosova pati njerëz që nuk u frikësuan që ta japin jetën për këto ditë që i gëzojmë sot.

“Zona Operative e Karadakut në Zhegoc pati e ka ende trima që nuk iu tremb as qerkpiku dhe u dolën ballë forcave serbe duke u flijuar për atdhe. Ne sot kujtojmë dëshmorët si Pajazit Ahmeti (Paja), Alban Ajetin, Tefikun, Ramadanin, Sahitin, Bahtirin, Njaziun e plot të tjerë që na e dhanë lirinë, e vetë u flijuan”, ka thënë Ahmeti.

Kryengritësi për lirinë e shqiptarëve dhe veprimtari i madh, Sami Ahmeti, garon sërish për anëtar të Kuvendit të Komunës dhe mban numrin 5 në listën zgjedhore të LDK-së.

Samiu është atdhetari, institucionalisti e asamblisti, i cili e ka dëshmuar ndër vite se interesin publik, parimet dhe premtimet e dhëna, nuk i shkel për asnjë çmim.

“Unë nuk po kërkoj mandat në Kuvend që të rehatohem për vete, por dua të hyjë aty që të jemi zani juaj në vendimmarjen komunale. Unë nuk jam prej atyre kandidatëve që duan privilegje për veten e tyre. Unë po kërkoj besimin tuaj që t’i mbrojë interesat e publikut”, zotohet Ahmeti.