Kryeprokurori i Ferizajt thërret konferencë për medie lidhur me vrasjen e 18-vjeçares

Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Konferenca do të mbahet në orën 15:45, në objektin e Prokurorisë Themelore Ferizaj.

“Konferenca do të mbahet nga ora 15:45, në objektin e Prokurorisë Themelore Ferizaj, kati dytë, salla 315, adresa: Prokuroria Themelore Ferizaj, Rr. Reçakut, pa nr. 70000 Ferizaj, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19″, thuhet në njoftim.