Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale për vendimin e lirimit në arrest shtëpiak për Enver Sekiraqën, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që të aprovoj këtë ankesë dhe të njëjtin ta rikthente në masën e paraburgimit, aktvendim ky për të cilin njoftimi bë më 17.05.2024.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj nuk komentoi vendimin paraprak për masën e arrestit shtëpiak e tha se tashmë çdo veprim tjetër i takon vetëm gjykatës.

Ai nuk komentoi vendimet e gjykatës as njërin e as tjetrin derisa foli për veprimet që kanë ndërmarrë.

“Ne e kemi bërë punën tonë, rasti është tash në gjykatë çka do që keni ju lutem drejtohuni në gjykatë. Nuk është më në fazën e hetimeve nuk kemi më asgjë këtu”, tha Kryeprokurori Isufaj përmes telefonit për KALLXO.com.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.