‘Kryeredaktori’ Isa Mustafa, tregon se çfarë pyetje duhet të bëjnë mediat
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka kritikuar TV Dukagjinin, duke thënë se ka realizoi një sondazh me prapavijë qëllimkeqe.
Sikur në rolin e kryeredaktorit, Mustafa ka teguar se çfarë pyetje duhet të bëjnë mediat.
Ja postimi i tij i plotë në profilin e tij në Facebook:
Një sondazh me prapavijë qëllimkeqe i TV Dukagjini.
“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!
Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM
/MediaFokus/

