“Kryetare, a po i qet ti përjashta apo i qes unë?” – Ganja revoltohet me disa deputetë përqeshës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare, ka pyetur ministrin Dimal Basha për semaforët në Skenderaj.

Sipas saj, ka vite që në Skenderaj semaforët janë jofunksionalë dhe si pasojë po shkaktohen aksidente.

Pyetja e saj i ka bërë disa deputetë të qeshin, duke thënë se kjo është kompetencë e Komunës dhe jo e ministrit.

Deputetja ka reaguar pas përqeshjeve të deputetëve, duke thënë se ata e shohin Skenderajn si “xhungël”.

“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skenderajn si xhungël. Kryetare a po mban diciplinë, a po i qet ti përjashta apo i qes unë?”.

“Ata, me mosdijen e tyre zgjedhën për me u tall me Komunën e Skenderajt, kjo është e papranueshme dhe duhet t’i tërheqni vërejtjen”, tha Musliu.