Kryetarët e komunave pajtohen që ora policore të vazhdojë edhe pas 13 prillit
Koronavirusi i bëri bashkë kryetarët e komunave për të diskutuar rreth masave që do të ndërmerren pas 13 marsit, kur edhe hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Për dy orë rresht, në takimin që u mbajt në Drenas, u fol rreth problemeve me të cilat ata po ballafaqohen aktualisht, raporton KOHA.
Ata janë pajtuar që orari i lëvizjes së lirë të jetë i njëjtë në të gjitha komunat.
Kryetarët e komunave kanë dalë me një sërë rekomandimesh për Ministrinë e Shëndetësisë.
Mes tyre, kryetarët e komunave kanë kërkuar të informohen nga IKSHPK për personat e prekur.
Gjithashtu, është kërkuar edhe rritja e numrit të testeve për personat e dyshuar me COVID-19 dhe heqja e barrierave administrative për komunat, për blerjen e pajisjeve për luftimin e përhapjes së COVID-19./mediafokus

