Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, emëron disa prej drejtorëve komunalë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar drejtorët e drejtorive komunale, bazuar në marrëveshjen e parimeve: transparenca e plotë, ndershmëria, profesionalizmi.

Ky është ekipi me të cilin ai do të punojë në katër vitet e ardhshme:

Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku.

Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani.

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri.

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti.

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani.

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci.

Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani.

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi.

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi.

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani

Ai ka thënë se jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!.

Na priftë e mbara”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.