Kryetari i Gjilanit po tregohet kontravers, vjet anuloi eskursionet, sivjet hapi tender

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, po tregohet kontravers dhe abuzues i buxhetit komunal.

Vitin e kaluar anuloi eskursionin e nxënësve, ndërsa sivjet ka zgjedhur të jap tender prej 157,950 euro për këtë qëllim.

Ajo që nuk bëri vjet, bën sivjet. Bën sivjet sepse janë zgjedhjet.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i PDK në Gjilan, Riad Rashiti.

“Ky kryetar abuzues dhe keqpërdorues i skajshëm i buxhetit komunal, në këtë vit kur mbahen zgjedhet komunale ka zgjedhur rrugën e dhënies së tenderit prej 157,950.00 euro, për organizimin e eskursionit për 1,161 nxënësit e shkollave të mesme, e në anën tjetër ky buxhet nuk është propozuar fare nga ana e tij për miratim në Kuvendin Komunal për t’u planifikuar në buxhetin e këtij viti.

Është i njejti kryetar i komunës që në vitin 2024 e anuloi krejtësisht eskursionin e nxënësve me arsyetimin se ata po përdorin substanca narkotike, pijet alkoolike, lëndime e rastet e ndryshme si dukuri negative, ndërsa këtë vit sipas këtij kryetari këto probleme qenkan rregullu krejtësisht.

Se kush do ta fitojë këtë tender që sot dihet, gjithçka e ka kurdisur me kohë.

Sepse ky tender është vetëm njëri që po i shërben këtij kryetari abuzues për fushatën vjeshtore të zgjedhjeve lokale.

Por një gjë është e sigurt, se besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Gjilanit nuk do të mund ta blejë ky kryetar dështak, keqpërdorues dhe abuzues i buxhetit komunal”, ka thënë Rashiti.