Kryetari i Këshillit të Livoçit në Gjilan rikthehet në LDK

Kryetari i Këshillit të fshatit Livoç i Poshtëm në Gjilan, Sami Mehmeti, është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për Asamble i kësaj partie, Rijad Elezi.

“Jemi të lumtur që aktivisti i madh e kryetari i Këshillit të fshatit Livoç i Poshtëm, Sami Mehmeti, është rikthyer në shtëpinë më të madhe politike – LDK”, ka shkruar, ndër të tjera, Elezi.

Postimi i plotë:

Mirë se u riktheve në shtëpinë e madhe politike, Sami Mehmeti

Aktivistë e veprimtarë të LDK-së,

Jemi të lumtur që aktivisti i madh e kryetari i Këshillit të fshatit Livoç i Poshtëm, Sami Mehmeti, është rikthyer në shtëpinë më të madhe politike – LDK.

Bashkë me kryetarin e Nëndegës, Afrim Hasani, i uruam mirëseardhje, duke i dëshiruar suksese.

Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për Livoçin tonë të bukur, sipas projeksioneve të liderit tonë, Lutfi Haziri.

Në LDK janë të mirëseardhur të gjithë dhe në ditët në vazhdim ju njoftojmë edhe me disa lajme tjera të mira.

Gjilani për të gjithë!

#Voto LDK- Lutfi Hazirin #160

#Voto Rijad Elezin 20