Kryetari i Komunës del pozitiv në testin për COVID-19
Edhe një kryetar komune në Kosovë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai.
Fjala është për kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
“Ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv. Shihemi së shpejti”, shkruan Bahtiri në Facebook.

