Kryetarja e Preshevës del te dhentë në Depcë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka vizituar sot blegtorin Mejdi Ibrahimi në Depcë, i cili është kthyer nga Zvicra dhe në fshat ka hapur fermën e tij të deleve, shkruan Mediafokus.info
E impresionuar nga përkushtimi i tij për të punuar në vendlindje, Sinani i ka premtuar atij se qeveria që udhëheq ajo do t`i rrisë subvencionet për blegtorinë.
‘I kthyer nga Zvicra para do vitesh, Mejdi Ibrahimi ka sot qindra dele në Depcën e Karadakut të Preshevës.
Në këtë fshat të peisazheve të bukura, ku kufiri Kosovë-Serbi ndanë varrezat nga vendbanimet, ai kultivon bagëtinë e imët me shumë pasion dhe përkushtim.
Ju zotova se qeverisja jonë do t’i rrisë subvencionet për blegtorinë dhe se do të ndihmojë në sigurimin e tregjeve për t’i shitur prodhimet e tyre.
Si një nga segmentet prioritare e themeltare të programit tonë qeverisës, blegtoria është sektor i rëndësishëm për rritjen e punësimit dhe zhvillimit në komunën tonë’, ka thënë Ardita Sinani./Mediafokus.info

