Kthehen mërgimtarët: Mbi tri orë pritje në pikëkalimin kufitar në Merdare

Kthimi i mërgimtarëve drejt shteteve ku ata punojnë e jetojnë, ka bërë që të zgjaten pritjet në pikëkalimet kufitare.

Të dhënat e fundit në tregojnë për kolona që shkojnë deri në një kilometër.

Të dhënat mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar në hyrje-dalje të Kosovës janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Referuar QKMK-së, kolona të gjata prej 1000 metrash janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku pritjet janë nga 180 deri në 200 minuta.

Pritjet më të shkurta nga 05 deri 10 minuta janë në Jarinjë e Mutivodë, e më pak në pikëkalimet e tjera.