Kthehen mërgimtarët, pritjet në pika kufitare shkojnë deri në 25 minuta
Pritje jo të gjata ka pasur në kufirin e Merdarit për të lëshuar vendin. Albinfo.ch raporton se pritja është mes 20-25 minutash në dalje të kësaj pike.
Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur me kolona jo të gjata.
Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet më të mëdha janë në piken Dheu i Bardhë dhe Merdar.

