Kthehet bora, temperaturat ulën në minus 2 gradë

Pas disa ditëve me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s