Kthehet në Kosovë pas 25 vitesh në Amerikë

Lufta në Kosovë përveç shumë dëmeve si nga ana ekonomike, ashtu edhe në njerëz, pati shkaktuar edhe ikje të shumta të shqiptarve nga vendlindja e tyre, transmeton albinfo.ch.

Rasti i njëjtë është edhe i këtij mërgimtari i cili gjatë vitit 1999 mori rrugën për kurbet për shkak të situatës së rënduar në Kosovë.

Amerika ishte vendi ku ai së bashku me familje u vendosën për të jetuar.

Në fakt që nga ikja e Kosovës, për 25 vjet me radhë nuk e kishte vizituar vendlindjen e tij, Kosovën.

Ani pse 25 vjet pa ardhur në Kosovë, mërgimtari nga Amerika ka fjalë të mira për Kosovën dhe shprehet i gëzuar që do t’i takojë familjen e tij.

Për më shumë – Video