Ktheje kah Zagrebi nganjëherë…
Mirishahe Limani Hiler
Nami i madh…Shkrime ma irrituese, turpruese e qëllimzeza nuk kam pa deri sot rreth një teme kaç të natyrshme rreth kryeministrit në Kanë (në shtypin tonë e kam fjalën)!
A thue vërtetë kaq pak e dojmë vetveten apo kaq shumë ia kemi frikën përzierjes me botën e civilizuar?!
Nuk e kam shprehi të bëjë krahasime por sinçerisht kisha përshtypjen se titujt në portalet tona rreth kësaj teme ishin të përkthyera nga «gjuha» e Beogradit!
M’sohuni me dalë prej shpije se s’bohet nami!
M’sohuni me i hjekë dimijat dhe tirçit prej kokës se trupin e turpin krejt lakuriç, po ua shohin edhe fëmijët e juaj.
Kam bindjen se keni me zanë n’thue e mandej, pasojat… «Hundë e buzë, përshesh»!
Çelni ata t’shkretë sy: bota nuk rrotullohet rreth Kosovës por rreth boshtit të saj.
A s’jeni kah e shihni veten n’çfarë deregje keni ra?
Ktheje kah Zagrebi nganjëher…

