Ku e merr atë vullnet me i thanë babë një lideri që nuk bën zgjidhje për rrymë?!

Avni Rudaku

Si ke vullnet të votosh, kur të ndalet rryma e të paralizohet përditshmëria?!

Ku e merr atë vullnet me i thanë babë një lideri që nuk bën zgjidhje për rrymë?!

Si bërtet e shkon në tubim e mërdhihesh me pankarta, kur nuk ke rrymë?

Si voton, të mërdhihet foshnja pa rrymë, bre ahmak?!

Si voton, kur në vitin 1 të qeverisjes, në dimër, ke dëgjuar zhurmat e agregatëve për javë të tëra?!

Edhe në vitin e fundit të qeverisjes, sërish kishte reduktime të ashpra dhe sot sërish u ndal rryma?!

Ku merr vullnet të qeshësh e të përlahesh me prindër, shokë, kolegë për partinë, kur nuk ka rrymë, bre quran?!

Ku e merr atë energji për të vrapuar pas partisë e nuk ke rrymë?!

Qysh shan e fyen me komente kritikët e pushtetit e nuk ke rrymë?!

Qysh nuk ke asnjë foto private në llogari private e mban në profil e cover, foto të partisë, kur nuk ke rrymë?!

Çfarë njeri je bre, a fiqiron e ke vullnet të votosh?!

A e respekton veten bre?!

Po të jetoje në shpella e të votosh, në rregull, stili i jetesës nuk varej nga rryma, por sot, pa rrymë, s’ka ujë, s’ka TV, s’ka laptop, s’ka telefon, s’ka punë, bëhet rutina e mërzitshme?!