Ku mund të nxirret vërtetimi për lëvizjen e punëtorëve?

Në bazë të vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, që ka të bëjë me kufizimin e lëvizjes shkaku i pandemisë, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetëm nga 90 minuta brenda 24 orëve, varësisht prej numrit të parafundit personal që mbajnë në letërnjoftimet e tyre.

Ndërkaq punëtorët e bizneseve do të lëvizin varësisht prej orarit të punës, por për këtë duhet të kenë një konfirmim nga ATK EDI.

Lëvizja e tyre ka të bëjë me nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse.

Këtë vërtetim mund ta merrni në faqen e internetit të Administratës Tatimore të Kosovës. http://www.atk-ks.org/

Pastaj duhet të hyhet në opsionin “Shërbimet Elektronike”, dhe më poshtë tek “EDI – Deklarimi Elektronik”.

 

Pas kësaj, duhet të shkruhet nr. i regjistrimit të firmës dhe kodi për çasje, që kryesisht nëpër kompani i mban ekonomisti që mban kontabilitetin.

Më pastaj, pasi të kyçesh është mundësia për të marrë vërtetimin për lëvizje të punëtorit, ku duhet të shkruhet nr. i letërnjoftimit, pozita dhe targat e automjetit e pastaj të gjenerohet dokumenti.