Kualifikimet për Kupën e Botës, tre lojtarë shqiptarë te Zvicra do të luajnë kundër Kosovës
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ajo që është e rëndësishme, kombëtarja zvicrane ka përzgedhur tre lojtarë shqiptarë për ndeshjen kundër Kosovës.
Pos kapitenit Granit Xhaka, në listë janë edhe Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri.
Momentalisht Zvicra udhëheq me 10 pikë, ndërsa Kosova ka 7, Sllovenia 3 dhe Suedia vetëm 1 pikë.
Përmes vendit të parë në grup, Zvicra synon kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa vendi i dytë dërgon në barazh.
Nëse Zvicra nuk fiton ndaj Suedisë dhe Kosova triumfon ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të bëhet një finale direkte për vendin e parë dhe për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

