Kuba miratoi përdorimin urgjent të dy vaksinave të veta
Kuba miratoi përdorimin urgjent të dy vaksinave me emrat “Soberana-02” dhe “Soberana Plus”, që i ka prodhuar vetë kundër pandemisë së Covid-19.
Raportohet se shkalla e efikasitetit në testet klinike të vaksinave të zhvilluara nga Instituti Finlay për Vaksinat (IFV) ishte 91,2%.
IFV theksoi se ata me miratimin e përdorimit emergjent për dy vaksinat në fjalë ata disponojnë tani 3 vaksina në total kundër koronavirusit.
Qendra për Inxhinieri Gjenetike dhe Bioteknologji e Kubës (CIGB) më 22 qershor bëri në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter këtë postim:
“Kuba do të jetë vendi i parë që do të vaksinojë popullsinë e saj me mundësitë e veta”.

