Kuçi: Albini ka mbledhur në parti edhe islamistët edhe ateistët
Natyra Kuçi nga PSD, ka folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10 rreth mënyrës së funksionimit të ish-partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se Vetëvendosja është duke anëtarësuar këndo që i sjell vota në partinë e tyre, transmeton Portali.info.
“Albin Kurti ka mbledhur në parti edhe islamistët edhe ateistët, e kjo nuk është e mundur”, ka thënë Kuçi.
Deklaratën e Kuçit e kanë kundërshtuar panelistët e tjerë, të cilët kanë thënë se këto lëvizje i bën çdo parti politike deri sa të arrijë numrat e dëshiruar në zgjedhje.

