Kujdes me paracetamolin, ju dëmton mëlçinë
Paracetamoli është qetësuesi më i njohur në botë i dhimbjeve dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit.
Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për transfuzionin e gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme në mëlçi.
Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medikamenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.
Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë.
Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht.
Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.
Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv.
Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta.
Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem, në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore.

